Uruguai ka regjistruar një rekord negativ me pesë ndeshje të humbura radhazi pas disfatës 3 me 0 ndaj Italisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Allinaz Riviera.
“Azzurrët” siguruan epërsinë ende pa u bërë dhjetë minuta lojë përmes një autogoli që u realizua nga mbrojtësi i Uruguait – Jose Gimenz, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e trajnerit Gian Piero Ventura, tashmë e pa mposhtur në nëntë ndeshjet e tyre të fundit nën udhëheqjen e tij, dyfishoi rezultat në minutën e 82′ përmes Eder që shënoi me kokë para se Daniele De Rossi të përmbyllte gjithçka duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 92′.
Ndeshja e ardhmja e Italisë do të jetë ajo kundër Lihtenshtajnit katër ditë më vonë në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror Rusia 2018./arbresh.info
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...