talia do të nisë epokën “Spalletti” në ndeshjen e datës nëntë shtator ndaj Maqedonisë së Veriut, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Grupi ka nisur tashmë të stërvitet nën urdhrat e ish-trajnerit të Napolit, teksa portieri Gianluigi Donnarumma shprehet i bindur se kombëtarja do të ketë një rrugëtim të shkëlqyer me Spallettin.
Ndër të tjera, numri një i Paris Saint-Germain, theksoi se prezenca e Buffon në kombëtare është një plus i madh.
“Me Spallettin jemi shumë komod, nuk e njihnim, por të gjithë e dinim atë se çfarë arriti në sezonin e kaluar. Besoj se do të bëjmë një rrugëtim fantastik së bashku, jemi shumë të lumtur dhe optimist. Buffon? E shoh njësoj si herët e tjera, është entuziast dhe përpiqet t’i ndihmojë të gjithë. Mjafton prezenca e tij në kombëtare për t’i dhënë një forcë më shumë të gjithë grupit, jemi të lumtur që është pjesë e jona.
Unë kam mësuar gjithçka nga Buffon, e kam vëzhguar me detaje. Teknikën, mënyrën si qëndron në portë, faktin që nuk përfshihet kurrë nga emocionet. Ka qenë numri një në gjithçka, më ka dhënë shumë këshillë. Nga një si ai ke gjithjë për të mësuar”, u shpreh Donnarumma./ss
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu