Përfaqësuesja e Italisë ka fituar me lehtësi me rezultat 4-0 në shtëpi ndaj Maltës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Përkundër problemit të madh me bastvënie nga disa futbollistë që u detyruan ta lëshojnë grumbullimin, Italia u treguar e fortë për Maltën në ndeshjen e grupit C.
Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti arriti të dominoj gjatë 90 minutave dhe shënoi nga dy gola në secilin pjesë.
Në pjesën e parë serinë e golave e hapi Giacomo Bonaventura (23’) për 1-0, ndërsa Domenico Berardi (45+) shënoi për epërsinë 2-0.
Në pjesën e dytë, Berardi gjeti përsëri rrjetën në minutën e 64-të për 3-0, ndërsa Davide Frattesi vulosi fitoren 4-0 në minutat shtesë.
Pas kësaj fitore, Italia e sheh veten në pozitën e dytë me 10 pikë apo tri më pak se Anglia e para, me të cilën do të perballet në takimin e ardhshëm në nëntor. /Telegrafi/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka