Wesley Sneijder ndërron mendje, thotë se Italia është favorite për të triumfuar në “Euro 2020”.
Kampionati Evropian ka hyrë në fazën më të rëndësishme. Nga sonte zhvillohen ndeshjet me eliminim direkt, Uells-Danimark dhe Itali-Austri janë programuar për sonte.
Pothuajse të gjithë favoritët kanë kaluar fazën e grupeve, por disa prej tyre nuk kanë bindur edhe shumë, sipas. Wesley Sneijder.
Ishi i Realit dhe Interit në fillim të Euro 2020 favorizoi Francën, por pas paraqitjeve të para, ka ndërruar mendje dhe tani beson se Italia ka shumë shanse të triumfojë në fund.
“Pas gjithçkaje që kam parë, kam një kombëtare të re të preferuar dhe favorite për të fituar. Tani zgjedh Italinë. Mendoja se Franca ishte favoritja e madhe, por ata nuk më kanë bindur deri më tani. Kështu që po bëj një ndërrim të vogël”, tha Sneijder.
Italia kërkon sonte çerekfinalen kundër Austrisë, sfidë që zhvillohet nga ora 21:00. /Gazeta Express/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...