Italia është kandidate zyrtare për ta organizuar Kampionatin Evropian të futbollit në vitin 2032.
Lajmin e ka bërë të ditur UEFA përmes një komunikate, e cila e konfirmoi kandidimin e Britanisë së Madhe dhe të Irlandës për vitin 2028.
Ndërkohë, Turqia e shfaqi kandidaturën për dy Evropianë, për Euro 2028 dhe për 2032.
UEFA i ka falënderuar të gjitha Federatat që i dërguan dokumentacionet e tyre, ndërsa në muajt e ardhshëm, administrata e UEFA-s do t’i vlerësojë secilën ofertë, në bashkëveprim me Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do të votojë për vendimin final që do të merret në muajin tetor për të drejtën e organizimit të këtyre dy Kampionateve Evropiane./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...