Itali – Shqipëri, ndeshja mbyllet me këtë rezultat

18:25 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Shqipëria U19 vijon të marrë fitore në turneun që po zhvillohet në Itali, “Roma Caput Mundi”. Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani ka mposhtur skuadrën e vendit organizator, Italinë.

Ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura (0:0), teksa ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për shënim, por pa mundur dot që të konkretizojnë ato.

Pas barazimit 0-0, ndeshja u vendos nga goditjet e 11 metërshave aty ku djemtë e drejtuar nga Bogdani u treguan më të saktë duke fituar me rezultatin 4:2.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në këtë turne, e cila pavarësisht se erdhi nga penalltitë ka rëndësinë e saj duke treguar se një brez i ri mjaft i talentuar po vjen në Kombëtaren kuqezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme