Drita ka pësuar humbje në udhëtim nga Dudelange i Luksemburgu me rezultat 2-1.
Një rezultat i mirë për ndeshjen kthyese, ku Drita do të tentojë të kalojë tutje në ndeshjen që zhvillohet në Mitrovicë pas një jave.
Trajneri Bekim Isufi ka pasur shumë ankesa për gjykimin, por edhe për kundërshtarin.
“Ndeshje e vështirë në një kohë të nxehtë, por ne e dhamë maksimumin në këtë takim ku patëm shume raste shënimi, por edhe kundërshtari pati raste njësojë”
“Çka vlen te theksohet se gjatë gjithë takimit kemi qenë pre e një skenari të katër gjyqtarëve nga Qipro, ku ndikuan plotësisht në rezultat, jo vetëm te akordimi i penalltisë, por gjatë tërë ndeshjes”.
“Po ashtu duhet theksuar se as nikoqiri në shume raste nuk pati fair–play ndaj nesh”.
“Ne duhet te mobilizohemi dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e radhës, prandaj kësaj radhe na duhet përkrahja e gjithë simpatizueseve të futbollit të Kosovës e ne veçanti ‘Intelektualëve’, që këtyre djemëve t’u japin motiv dhe t’i përkrahin në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Isufi për fazën zyrtare të klubit.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...