Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, u shpreh shumë i zhgënjyer me rezultatin në derbin me Gjilanin.
Isufi deklaroi që Gjilani u mundua ta rrëzojë Dritën nga froni por nuk ia doli, duke shtuar se do t’i ftojnë bardhekuqët në festën e titullit kampion të Dritës, përcjellë Gazeta Olle.
“Po t’i lunate Gjilani edhe ndeshjet tjera kështu, do të luftonte për kreun e tabelës. Mirëpo, jeta është e gjatë”, deklaroi Isufi për “Supersport”.
“Gjilani kishte dy objektiva, të fitojë derbin dhe të na rrëzojë nga froni, por nuk do t’ia dalin, pasi që ne do të bëhemi kampionë dhe do t’i thërrasim në festë”.
“Është dëshpërim i madh që nuk e fituam këtë ndeshjes, pasi që do t’i largoheshim Prishtinës në pesë pikë. E denim që mund të gabojnë ndaj Feronikelit, por nuk ia dolëm të largohemi edhe më shumë”.
“Është e vështirë që t’i bësh dy ndeshje në nivelin më të lartë, pasi që humbëm energji ndaj Feronikelit”.
“Gjithsesi, ne jemi në rrugë të mbarë, nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë pa humbje deri në fund”, shtoi ai.
Përkundër këtij barazimi, Drita vazhdon të jetë lider i Superligës së Kosovës në futboll (60 pikë), me tri pikë më shumë se Prishtina (57 pikë), pasi edhe kryeqytetasit luajtën baras (0-0) kundër Feronikelit
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...