Kampioni i Kosovës në hendboll, KHF Istogu, e ka mësuar të martën pasdite kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Istogu do të përballet me skuadrën e njohur nga Çekia, Hazena Kynzvart, përcjell Arbresh.info
Në raundin e tretë paraqiten 32 skuadra të hendbollisteve.
Ndeshjet e para zhvillohen më 9 e 10 nëntor, ndërsa të kthimit një javë më pas. Istogu është vendas në ndeshjen e parë.
Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, istogaset e eliminuan skuadrën greke Pylaia. Ndaj skuadrës greke, Istogu i fitoi dy ndeshjet e zhvilluara në fundjavë në Pejë.
Istogu për herë të tetë po paraqitet në gara evropiane. Për herë të katërt ka kaluar kundërshtarin e parë evropian. Tani kërkon ta kalojë edhe të dytin, ndonëse shorti nuk e favorizon shumë./Arbresh.info
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...