Ismet Munishi prezantohet si kryetrajneri i ri i skuadrës së Gjilanit

15:44 | 13 Mars 2021
Arditë Shkodra

Pas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe vendit të lënë bosh nga ai, sot skuadra e Gjilanit në krye të shtabit teknik ka emëruar trajnerin e mirënjohur në vend, Ismet Munishin.

Marrëveshja e konkretizuar sot në ambientet e klubit të Gjilanit, e bënë Ismet Munishin për 1 vit gjysëm si shef të shtabit teknik, përcjell lajmi.net.

Ismet Munishi, njihet për energjinë pozitive që përçon te futbollistët dhe përkrahjes e motivit që ju jep atyre.

Ai gjithashtu kishte drejtuar me mjaft sukses ekipe të ndryshme në Superligë, ku vlen të theksohet titulli kampion me Vushtrrinë në edicionin 2013/14.

“Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, është shkruar në njoftimin zyrtar të klubit.

Ismet Munishi kryetrajneri i ri i skuadrës së Gjilanit

Gjilan, 13 Mars 2021-Pas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe…

Posted by SC Gjilani on Saturday, March 13, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme