Google ADS

Ismet Munishi në stilin e tij, shikoni deklaratën e fundit

16:56 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ismet Munishi e mori së fundmi Feronikelin në dorë, pasi u nda nga Vëllaznimi, me të cilin kaloi një stinor vjeshtor mjaft pozitiv, duke i pasur parasysh rrethanat.

Diferenca në mes të Llapit dhe Feronikelit është gjashtë pikë, por trajneri i ri i “Niklit” beson e kjo diferencë mund të shkrihet, edhe pse thotë se nuk merret fort me matematikë.

“Unë në matematikë kam qenë shumë i dobët, por në sport jam shumë më mirë. Duhet të stabilizohet skuadra. Nëse skuadra punon dhe luan mirë, çdo gjë është e arritshme. Në matematikë nuk e shikoj, nuk e di sa pikë kemi dallim me kreun. Duhet të kemi kualitet, të punojmë. Kontinuiteti i mirë i rezultateve na jep shpresë që t’i arrijmë objektivat”, u shpreh Munishi për “Zërin”.

 

“Feronikeli e do titullin e kampionit pasi po të mos e donin titullin, kryesia nuk do më merrte mua si trajner, do ta merrnin dikë tjetër”, përfundoi ai. /Zëri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme