Ismet Munishi është njëri nga figurat e rëndësishme në futboll që i ka dërguar mesazh mesfushorit Granit Xhaka.
Kapiteni i “Topçinjve” është nën një presion të madh pas fyerjes ndaj tifozëve të klubit, hedhjes në fushë të shiritit të kapiteni dhe heqjes së fanellës gjatë rrugës së tij për në tunel në ndeshjen e së dielës ndaj Crystal Palaces ku u fishkëllye emri i tij, shkruan portali arbresh.info.
Derisa një numër i madh kritikave nga legjendat e klubit dhe analistë të njohur fajësojnë 27-vjeçarin për sjelljen e tij, Munishi i ka dal haptas në mbrojtje atij.
“10 milionë i ki mbrapa. Mos u merr me 200 tifozë që shpesh kanë bo gjeste të tilla. Krenohemi me ty, rri i fortë Granit”, ka shkruar trajneri kosovar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Në mbrojtja të Xhakës kujtojmë se së fundmi ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Zvicrës duke insistuar se mesfushori do të vazhdojë të mbetet kapiten i tyre./arbresh.info/
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas i frikësohet incidenteve...
Ç’është Starlink-u i Elon Muskut dhe si do t’ia ...
Tre gazetarë të vrarë në sulmin izraelit në Libanin jugor
Media britanike “Belfast Telegraph”: Udhëtim përgjatë peizaz...
Rama takon shqiptarët që jetojnë në SHBA të shtunën
Mbahet takimi i dytë ballkanik i oftalmologëve