Ismet Munishi dënohet nga FFK-ja

21:22 | 5 Prill 2019
Arbresh Info

Ismet Munishi vazhdon të dënohet nga federata e futbollit kosovar për të disatën herë.

Kësaj radhe, trajneri i Vëllaznimit ka shpëtuar duke u dënuar vetëm me të holla, pas ofendimeve ndaj gjyqtarit të ndeshjes së fundit kundër Onixit.

Kështu ka njoftuar para pak çastesh, shtëpia numër një e futbollit kosovar në faqen zyrtare.


Më poshtë vetëm dënimi i shqiptuar për Munishin:

ISMET MUNISHI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të licencës UEFA- A; 0282 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara ( ofendime drejtuar treshës së gjyqtarëve në koridoret e lokaleve, pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI _ ONIX BANJA e zhvilluar me date 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Gjakovë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 ; DENOHET ; me të holla në shumë prej ; 200 euro ( dyqind euro ) . Afati i pagimit të dënimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme