Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi dhe këshilltari i tij, Besim Aliti, janë pritur sot nga drejtuesit e lartë të Komitetit Olimpik të Sllovenisë (KOS), presidenti Bogdan Gabrovec dhe sekretari i përgjithshëm, Blaz Perko.
Presidenti Gabrovec uroi presidentin Krasniqi për emërimin e tij në krye të KOK-ut, derisa shprehu gatishmërinë e lartë për të bashkëpunuar me drejtuesit e KOK-ut.
Edhe presidenti Krasniqi falënderoi presidentin Gabrovec për pritjen dhe kontributin e Komitetit Olimpik të Sllovenisë dhe gjithë shtetit slloven të dhënë në procese të ndryshme të sportit të Kosovës.
Në takimin e mbajtur në zyret e KOS-it në Ljubljanë, u bisedua rreth memorandumit të bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike, për projekte të ndryshme evropiane, përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020, etj.
Po ashtu, palët biseduan edhe për mundësinë që administrata e KOK-ut të vizitojë Komitetin Olimpik të Sllovenisë, për shkëmbim përvojash në fusha të ndryshme.
Takimi i sotëm i presidentit Krasniqi, vjen në vazhdën e takimeve me presidentët e Komiteteve Olimpike të Rajonit. Ditë më parë, i pari i KOK-ut u takua me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Fidel Ylli dhe presidentin e Komitetit Olimpik të Kroacisë, Zlatko Matesha.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...