Empoli i Ardian Ismajlit ka mbyllur në barazim 1-1 sfidën me Udinesen në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
Luftëtari shqiptar, Ardian Ismajli vazhdoi me performancat e jashtëzakonshme të tij, shkruan Arbresh.info.
Sipas Sofa.Score, ai u notua me notën 7.6, ku në këtë sfidë bllokoi dy goditje dhe pati katër ndërprerje të aksioneve.
Ai kishte edhe 45 prekje të topit, ndërsa kompletoi 91 për qind të pasimeve.
28-vjeçari është në radarin e disa klubeve italiane, teksa ditë më parë konfirmoi se ka interesim nga Juventusi.
Ismajli ka kontratë deri me 30 qershor të vitit të ardhshëm me Empolin./Arbresh.info
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...