Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, doli në konferencën e zakonshme për media në prag të duelit ndaj Ukrainës.
Përveç dy sfidave ndaj Çekisë dhe të nesërmes ndaj Ukrainës, mbrojtësi i Empolit, u pyet edhe në lidhjes me një transferim të mundshëm, përcjell Arbresh.info.
“E dimë që tani është më vështirë, nuk varët vetëm nga ne por edhe nga rezultati i Çekisë. Ne do futemi vetëm për fitore, rrugë tjetër nuk ka. Shpresoj të kemi fat dhe ta mbyllim në vendin e parë.”
“Nuk kisha dëshirë të flisja për merkaton, kemi ndeshje të rëndësishme, mbas kombëtares do e shikoni se çfarë do të ndodhë në janari.”
“Fortesa e “Air Albania” është ajo ku kemi pësuar vetëm një gol e një humbje në dy vitet e fundit, ajo ndaj Gjeorgjisë. Avantazhi i tifozëve është jashtëzakonisht i madh. E patë edhe vetë të shtunën se çfarë përkrahje kemi pasur. Jam i sigurt që do të kemi nesër edhe mbështetje më të madhe dhe do të kënaqemi me një fitore.”
“Mbrojtja ka punë gjithmonë dhe kemi të bëjmë me sulmues shumë të fortë si në ajër e tokë. Me Çekinë në ndeshjen e parë nuk është se e njihnim mirë sulmuesin Hori. Në ndeshjen e dytë e patë që morëm masa dhe shikuam video e analizuam. Ia dolëm, shpresojmë që nesër t’ia dalim edhe me fitore.”
“Detyra ime është të mbroj, po doli diçka përpara, pse jo, rëndësi ka ekipi, rëndësi ka fitorja, se kush shënon nuk është problem.”
“Publiku jonë i zjarrtë është arma plus, çdo kundërshtar ka presionin e publikut. Ne duhet të fitojmë të bëjmë punën tonë dhe më pas të presim rezultatin e ndeshjes tjetër. Mund të arrijmë edhe play-off-in.”
“Duhet të bëjmë gola, kështu është futbolli. Kemi mbrojtur mirë, por kemi pasur ngërç në sulm. Çunat nesër do të bëjnë maksimumin dhe do të shënojnë. Është ndeshja më e rëndësishme e grupit. Jam i bindur që nesër do të shënojnë sulmuesit dhe do të bëjnë më të mirën për fansat dhe ishalla kapim vendin e parë”, përfundoi kapiteni i kombëtares, Ardian Ismajli.
Gjendja në grupin e Shqipërisë është shumë e hapur, me Cekinë që prinë në tabelë me tëtë pikë, një më ka Gjeorgjia dhe kombëtarja shqiptare kurse e fundit është Ukraina me pesë sosh./Arbresh.info
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë