Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Ukrainën dhe shpresojmë më të mirën

23:29 | 16 Nëntor 2024
D.H

Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kombeve.

Kapiteni i kombëtares, Ardian Isamjli ka komentuar këtë sfidë pas ndeshjes ku ka theksuar se cekeët kanë ardhur në Shqipëri për një barazim, teksa shpreson për tre pikët ndaj Ukrainës, shkruan Arbresh.info.

“Kjo ndeshje ishte me pjesë-pjesë. Është e vërtetë që na dominuan në 25 minutat e para. Për fat goditën shtyllën. Edhe në patëm disa raste, jo shumë. Në pjesën e dytë patëm në kontroll gjithçka, Çekia u kthye mbrapa. Si e patë, çekët kishin ardhur për barazim, morën atë që deshën. Ne tentuam, jemi ende në lojë, kemi ndeshje me Ukrainën dhe shpresojmë më të mirën”.

“Besoj që në ndeshjen e parë, kemi luajtur shpesh me ta dhe në ndeshjen e parë nuk e kishim parë ndonjëherë në kombëtare Hoirn. Edhe pse shënoi, i pari ishte me fat, i dyti ishte i mirë. Sot i kishim marrë masat se e kemi ditur pikën e fortë të tij dhe e kemi neutralizuar jashtëzakonisht shumë”, tha Ismajli për “SuperSport” pas ndeshjes.

Ndeshja e radhës e kombëtares shqiptare e cila do të jetë vendimtare për pozicionin në tabelë është të martën, ndaj Ukrainës me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme