Google ADS

Islanda shënon kundër Shqipërisë

15:28 | 8 Qershor 2019
Arbresh Info

Islanda ka arritur të gjej golin në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Nikoqirët e takimit pasditen e sotme (e shtunë) ndaj kombëtares shqiptare kanë arritur të realizojnë për 1 me 0 në rastin e tyre të parë konkret, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht një fillimi të mirë dhe me shumë raste, Shqipëria pësoi gol në minutën e 22′ të ndeshjes në Laugardalsvollur.

Johann Gudmundsson ishte autor i këtij goli pas një depërtimi të shkëlqyer ndaj mbrojtjes sonë.

Takimi mes skuadrave është duke u zhvilluar në kuadër të Grupit H në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme