Islanda tejkalon çdo kufi. Skuadra përfaqësuese e vendit ishullor, e sidomos tifozeria e saj fituan simpatinë e të gjithë botës së futbollit gjatë Europianit të Francës në vitin 2016, por gjërat u përmirësuan edhe më shumë për ishullin me 338 mijë banorë.
Islanda arriti një kualifikim historik në Botërorin e Rusisë së këtij viti, duke u bërë edhe vendi më i vogël në botë që shkon në një kompeticion të tillë kaq të rëndësishëm.
Interesi për këtë ngjarje madhore sportive është në nivelet më të larta në Islandë, e këtë gjë e tregon edhe kërkesa e bërë nga tifozët për bileta për Kupën e Botës.Sipas ambasadores së Islandës për Francën, Spanjën, Italinë e Afrikën e Veriut, Berglind Arsgeirsdottir, 66 mijë persona ose 20% e popullsisë kanë bërë kërkesa për bileta për në Botërorin e Rusisë, për të mbështetur përfaqësuesen e tyre.
Kjo është një shifër rekord që do të thotë se një në çdo 5 islandezë dëshiron të jetë në Rusi. Islanda i befasoi të gjithë teksa u kualifikua drejtpërdrejt për në fazën finale të Botërorit, pasi u rendit e para në grupin e saj të eliminatoreve, duke lënë pas Kroacinë.
Tifozeria islandeze u bë e famshme gjatë Europianit të Francës për mënyrën e saj të veçantë të inkurajimit të kombëtares së Islandës, teksa tifozët hapnin e mbyllin krahët njëkohësisht duke bërë edhe thirrjen Hu!/drr/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%