Google ADS

Islanda 1-2 Zvicra, notat e yjeve shqiptarë dhe të tjerëve

23:20 | 15 Tetor 2018
Arbresh Info

Zvicra ka marrë tri pikë të plota mbrëmjen e sotme (e hënë) në takimin si mysafirë kundër Islandës.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të grupit të dytë në Ligën A në UEFA Ligë të Kombeve, Zvicra e mposhti skuadrën nën udhëheqjen e Erik Hamren me rezultat të ngushtë 1 me 2, shkruan portali arbresh.info. 

Granit Xhaka, i cili krijoi një super asistim dhe bëri një paraqitje solide, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Ylli i Arsenalit është vlerësuar me notën 8.2.

Me notë të lartë është vlerësuar edhe ylli tjetër shqiptar Xherdan Shaqiri (7.6) që asistoi në golin e dytë të shënuar nga Lang.

Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi i Islandës, Ragnar Sigurdsson (6.1)./arbresh.info/

Islanda 1-2 Zvicra, notat e yjeve shqiptarë dhe të tjerëve

 

Të ngjashme