Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Islam Pacolli ka ngushëlluar familjen Vokrri me rastin humbjes së familjarit të tyre dhe legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Pacolli e ka vlerësuar lartë kontributin e Vokrrit për avancimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili për sportin në përgjithësi e në veçanti për futbollin bëri shumë. Jo vetëm sportdashësit, por i gjithë populli i Kosovës i është mirënjohës për gjithë atë që e ka bërë. Familjes Vokrri, miqve të tij , Federatës së Futbollit të Kosovës, bashkëlojtarëve dhe gjithë popullit shqiptarë iu shprehi ngushëllime me të sinqerta për vdekjen e ikonës së futbollit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka thënë Pacolli.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor