Kosova ka regjistruar barazimin e dytë si mysafire në kuadër të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve, pasi sonte në Torshavn e ka mbyllur duelin me Ishujt Faroe me shifrat 1:1.
Ndonëse “Dardanët” udhëtuan me qëllimin që në këtë ndeshje ta shijonin fitoren e parë si mysafirë në ndeshjet zyrtare që pas pranimit në UEFA e FIFA, megjithatë nuk e arritën këtë objektiv, pasi hasën në një kundërshtar shumë të disiplinuar taktikisht dhe me mbrojtje të fortë, që nuk lejoi shumë hapësira.
Kësisoj, në fund djelmoshat tanë u detyruan të kënaqen me barazim, i cili fatmirësisht i mban ende në krye të grupit me dy pikë më shumë se sa Azerbajxhani.
Shikoni fotografitë nga ndeshja në fjalë të publikuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt