Ishujt Faroe – Kosova, barazohet rezultati

19:12 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Ishujt Faroe kanë barazuar shifrat në ndeshjen kundër Kosovës.

Nikoqirët e kësaj përballje në kuadër të xhiros së katërt në UEFA Ligë të Kombeve janë rikthyer në lojë pasditen e sotme (e diele), shkruan portali arbresh.info.

Milot Rashica me një gol spektakolar dërgoi në avantazh “Dardanët” në minutën e 9′ të pjesës së parë, por shifrat u barazuan në 1 me 1 qysh në fillim të pjesës së dytë.

Rene Joensen realizoi nga afërsia në minutën e 50′ pas asistimit nga Gilli Rolantsson.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin Torshavn./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme