Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Emmanuel Eboue, ka rrëfyer problemet e jetës së tij që është duke i kaluar.
Eboue ka zbuluar se ishte shumë afër vetëvrasjes, por që në fund nuk e bëri.
34-vjeçari nga Bregu i Fildishtë dikur fitonte miliona euro në Premier League por tani fle në dyshemenë e shtëpisë së mikut të tij, duke larë rrobat me dorë dhe duke u fshehur nga përmbarues.
Eboue ka humbur gjyqin e divorcit dhe ish-gruaja Aurelie ka marrë gjithçka bashkë me tre fëmijët të cilët ka kohë pa i parë.
Ish reprezentuesi i Bregut të Fildishtë këto i ka thënë në një intervistë për “Sunday Mirror”, transmeton arbresh.info.
“Çdo ditë laj xhinset, rrobat, çdo gjë. Duart më janë prishur, sikur të kisha punuar në fermë.
“Jam brenda në shtëpi por jam i frikësuar. Pasi nuk e di se kur do të vijë policia. Ndonjëherë i them vetes ‘Emanuel, ke qenë shumë naiv… pse nuk mendove më parë për këto gjëra?’ Është e vështirë.
“Paratë që kam fituar, i kam humbur në gjyq me gruan, ajo më ka marr gjithë pasurinë. Në Turqi fitova 8 mln euro. Shtatë milionë i dërgova në shtëpi. Kudo që më thotë të nënshkruaj, unë nënshkruaj.”
Ish ylli i Arsenalit ishte pranë rikthimit në futbollin anglez, te Sunderland, por FIFA ia ndaloi transferimin.
Eboue ka luajtur shtatë vite tek Arsenal përpara se të kalonte te Galatasaray në 2011. /arbresh.info/
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...