“Ishte turpërimi më i madh në histori”

08:36 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Izraelin në sfidën e gjashtë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”.

Ndeshja e zhvilluar në “Sammy Ofer Stadium” përfundoi 0:3 në të mirë të mysafirëve.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Armando Sadiku, me dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Ledian Memushaj.

“Kjo është një nga humbjet më turpëruese në historinë e ekipit kombëtar dhe publiku iu përgjigj me vërshëllima”, shkruan “Ynet”. “Shqiptarët dukeshin më kërkues dhe më të përgatitur për këtë ndeshje”.

“Kjo ishte mungesë respekti ndaj ‘Sami Ofer’. Ekipi kombëtar ka prekur një nga pikët më të ulëta të historisë së tij”.

Ndërkohë, portali “One” i ka vënë thjesht titullin “Turpërim kombëtar” artikullit për ndeshjen, ku thekson se si Izraeli ishte një skuadër shumë e dobët në fushën e lojës.

Njëkohësisht, e cilëson suksesin shqiptar “një hakmarrje të shërbyer të ftohtë”, që i kushtoi vendin e tretë Izraelit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme