Google ADS

“Ishte një vendim i vështirë”

11:45 | 23 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ernesto Valverde ka shpjeguar se la sulmuesin Lionel Messi në bankinë ndaj Juventusit për t’i dhënë kohë që të pushoj.

Barcelona barazoi pa gola 0 me 0 në Torino mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve kundër “Zonjës së Vjetër”, shkruan portali arbresh.info.

“Messi është mirë”, ka thënë trajneri kur është pyetur nëse ekziston ndonjë arsyeje pse lojtari qëndroi në bankinë. “Ishte një vendim i vështirë. Ai ndien një përgjithësi të madhe për klubin dhe skuadrën”

“Por, ai ka luajtur në shumë ndeshje dhe eventualisht ka për të pushuar. Ne menduam se do të ishte një ndeshje e ngjeshur dhe më pas do të hapej. Ideja ishte që ai të hynte në pjesën e dytë, kur loja të ishte më e hapur. Ky ishte vendimi”

Lionel Messi u inkuadrua në fushë në minutën e 56′ si një zëvendësues i Gerard Deulofeut./arbresh.info/

Të ngjashme