Google ADS

“Ishte ndeshje e çmendur” – Jadon Sancho pas fitores ndaj Kosovës

23:39 | 10 Shtator 2019
Arbresh Info

Jadon Sancho është gjithashtu i habitur për rezultatin e ndeshjes kundër Kosovës.

Talenti i Anglisë, i cili gjeti portën dy herë në ndeshjen kundër kombëtares sonë në St. Mary’s,  ia ka dedikuar golat gjyshes së tij që ka fatkeqësisht ka ndërruar jetë, shkruan portali arbresh.info.

“Ishte një ndeshje e çmendur! Jam i kënaqur që kam shënuar golin tim të parë për Anglinë”, ka thënë fillimisht Sancho për ITV.

“Goli i parë ishte një gabim i madh për ne, por ishte një rikthim i mrekullueshëm më pas. Do të thotë shumë për mua personalisht dhe për familjen time është një ditë e veçantë”

“I dedikoj golat gjyshes time që ishte një tifoze e madhe për mua por fatkeqësisht ka ndërruar jetë”

Anglia tani ka 12 pikë në krye të tabelës në Grupin A e ndjekur nga Republika e Çekisë me nëntë pikë dhe Kosova në vendin e tretë me një pikë më pak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme