Medon Berisha, futbollisti i Kombëtares U21 të Shqipërisë, debutoi për 90 minuta në ndeshjen e Lecces në Kupën e Italisë kundër Parmas.
Lecce pësoi disfatë 2:4 nga Parma, në kuadër të fazës 1/16 në Kupën e Italisë.
Berisha, 20-vjeçar ishte titullar te Lecce dhe u aktivizua për gjatë gjithë ndeshjes, madje duke u vlerësuar si më i miri në fushë nga trajneri i tij, D’Aversa.
Ky i fundit pas ndeshjes lavdëroi futbollistin shqiptar për paraqitjen e tij.
“Duke parë rezultatin mund të them se ishte humbje paksa e rëndë. Nuk mund të pësojmë katër gola. Sa i përket Berishës, ai tregoi se nuk është një lojtar që po luan me të rinjtë. Kam pasur gjithashtu përgjigje të rëndësishme nga lojtarët e tjerë. Nëse më duhet të analizoj më të mirët në fushë, Berisha ishte ndoshta më i miri”, tha pas ndeshjes trajneri i Lecces, Roberto D’Aversa.
Berisha është pjesë e Lecces nga vera e vitit 2022, fillimisht në grupmoshën U19 e më pas edhe në atë A.
Berisha ishte edhe ish-futbollist i “shpresave” U21 të Kosovës, ndërsa vjen nga Suhareka./Lajmi.net/
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...