Ishte larguar javën e shkuar, Prishtina tek sot njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me Zekirija Ramadanin

19:50 | 17 Nëntor 2021
KRG

Klubi më i madh në vend FC Prishtina ishte ndarë javën e shkuar me trajnerin Zekirija Ramadani, por vetëm  sot e ka konfirmuar këtë gjë në faqen e tyre zyrtare.

Ramadani e kishte kthyer klubin te titulli i kampionit pas tetë vitesh.

“FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani”.

““Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020. Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ramadani ka fituar titullin me tri skuadra të ndryshme në Kosovës si: Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin.

Në vend të tij është emëruar Abdulah Ibrakovic, i cili ka filluar punën nga e hëna.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme