Ishte i pranishëm në meçin Fury – Usyk, Maresca komenton veprimin e Mudrykut

22:11 | 24 Dhjetor 2024
D.H

Anësori ukrainas, Mykhailo Mudryk është suspenduar përkohësisht nga futbolli.

Edhe në këtë kohë ndalese Mudryk, kishte qenë i pranishëm në Rijad të Arabisë Saudite për të përkrahur bashkëkombasin e tij, Oleksandr Usyk i cili mposhti britanikun Tyson Fury të shtunën që lamë pas.

Për këtë gjë ka folur edhe trajneri i tij, Enzo Maresca.

“Në këtë moment është mirë që ai mund të shkëputet pak nga situata. Kam folur me Mishën, ne përpiqemi ta mbështesim atë. Tani ne jemi vetëm duke pritur”, u shpreh Maresca.

Mudryk këtë sezon ka luajtur në 15 ndeshje me Chelsean dhe ka shënuar tre gola e katër asistime në të gjitha garat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme