“Isha dy herë më i mirë se Messi dhe Ronaldo”

17:02 | 5 Tetor 2017
Arbresh Info

Fituesi 51-vjeçar i Kampionatit Botëror në vitin 1994 thotë se dyshja janë më të mirët në botë por beson se ai është superior ndaj të dyve para portës.

Ish sulmuesi i Brazilit, Romario pretendon se ai është një golashënues superior ndaj Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.

“Sa i përket golave, unë isha më i mirë se Messi dhe Ronaldo. Më shumë se dy herë më i mirë”, ka thënë ai për ‘Globoesporte’. “Megjithëse, është e vërtetë që ata kanë karakteristika të ndryshme nga ato që unë kam pasur”

Romario shënoi 30 gola brenda 33 ndeshjeve për Barcelonën në sezonin e tij më të mirë 1993/94
Romario shënoi 30 gola brenda 33 ndeshjeve për Barcelonën në sezonin e tij më të mirë 1993/94

“Sot, së bashku me Neymarin, ata janë më të mirët në botë. Ata kanë fituar shumë tituj, por duke lënë modestin anash, mund të them që edhe pse ata mund të kenë fituar shumë Topa të Artë, në atë pjesë unë jam ende më i mirë”

Romario pretendon se ka shënuar më shumë se 1000 gola në karrierën e tij, 1003 për të qenë sa më i saktë, dhe nuk mendon se asnjëri prej tyre nuk do ta arrijë atë shifër.

“Ata janë mbi 30 vjeç, kështu që do të jetë shumë e vështirë”, shtoi ai.

/arbresh.info/

Të ngjashme