Thomas Grimm, presidenti i Premierligës ukrainase dhe ish-zyrtar i UEFA-s, i ka bërë disa deklarata kontroverse rreth finales së Ligës së Kampionëve 2018.
Pas gafës së UEFA-s më 4 maj, kur uebsajti i organit qeverisës së futbollit evropian shfaqi disa fotografi duke e shpallur Liverpoolin fitues të edicionit 2017-18 të Ligës së Kampionëve, një ish-zyrtar i këtij institucioni i ka bërë disa komente mjaft kundërthënëse, transmeton Gazeta Express.
“Për UEFA-n do të ishte më e dobishme nëse fiton Liverpooli”, ka thënë Thomas Grimm, ish-shef i departamentit ligjor të UEFA-s.
“Për UEFA-n do të ishte i më i pëlqyeshëm një fitues i ri. Do ta shkatërronte garën nëse i njëjti klub e fiton tri herë radhazi atë”, tha Grimm për gazetën ukrainase “Segodnya”.
“Madridi i ka disa lojtarë fantastikë, por nga perspektiva konkurruese, do të ishte më mirë nëse një tjetër skuadër e fiton finalen”, shtoi ai
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...