Sulmuesi i Stoke City, Jesse Rodriguez është përballur me një sfidë të madhe në jetën e tij.
Ai është bërë baba i një djali të cilin e ka emëruar Nyan.
Nyan ka ardhur në jetë katër muaj më herët se që ishte paraparë dhe tashmë ai është duke luftuar për jetë, transmeton arbresh.info.
Jesse në këtë sezon është transferuar nga PSG në Stoke City në formë të huazimit.
Ylli spanjoll gjithmonë i ka mbajtur të njoftuar tifozët e tij rreth gjendjes së Nyan, në fillim të javës ai ka bërë shkronjën ‘N’ në stilin e ri të flokëve.
Nyan është fëmija i tretë i spanjollit dhe është i parë me të dashurën e tij të re, Aurah Ruiz.
Rodriguez kishte bërë një postim emocional për të, duke e thirrur ‘luftëtari i tij’ dhe se është gjëja më e mirë që i ka ndodhur atij në jetë. /arbresh.info/
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...