Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi refuzoi të hipte në autobusin e tyre

15:47 | 19 Tetor 2024
E.K

Ish-yllit të Liverpoolit, Naby Keita, i është kërkuar që të largohet nga klubi i tij i ri Werder Bremen menjëherë.

Keita i cili u transferua tek Liverpooli me kërkesë të Jurgen Klopp, është dënuar nga Werderi pasi ai refuzoi të hipte në autobusin e skuadrës para një ndeshje të rëndësishme, kur mori vesh se nuk ishte pjesë e formacionit startues.

Ai iu bashkua klubit gjerman pikërisht nga Liverpooli si lojtar i lirë, teksa ka një kontratë me ta deri në vitin 2026 e cila duket se nuk do të respektohet.

Trajneri Ole Werner ka thënë se Keita duhet të largohet teksa i doli në mbrojtje veprimeve të klubit ndaj lojtarit.

“Unë besoj se ne kemi qenë shumë, shumë humanë, shumë transparent me të që prej se u bë pjesë e jona”.

“Keita nuk është problemi ynë tani dhe unë besoj se është mirë për të dyja palët që të shikojnë përpara në të ardhmen, të shohim se çfarë zgjidhje të mira mund të gjejë Keita për veten dhe çfarë zgjidhjes mund të gjejmë ne pa të”, ka thënë Werner.

Reprezentuesi i Guinesë raportohet se ka kërkuar falje për incidentin, por Werner nuk është në dijeni se kjo ka ndodhur.

“Mund të ketë ndodhur menjëherë pas atij veprimi, por unë nuk jam në dijeni për këtë”, ka shtuar trajneri./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme