Ish-trajneri i Liverpoolt, Gerard Houllier, ka zbuluar se si Manchester United ua mori nga duart Cristiano Ronaldon.
‘The Reds’ ishin të vendosur të transferonin Ronaldo sa ishte pjesë e Sporting, por Manchester United veproi më shpejtë, për të siguruar shërbimet e portugezit.
Transferimi i Ronaldos te Manchester United kishte ndodhur në vitin 2003, kur ‘Djajtë e Kuq’ kishin për trajner Sir Alex Fergusonin.
“Në vitin 2002, ne vendosëm të transferojmë Ronaldon dhe Quaresmën. Ata luanin për Sporting dhe lanë përshtypje të mira në një turne në fanellën e ekipit kombëtar të Portugalisë. Ne e ndoqëm Ronaldon për një vit. Gjërat u zvarritën shkaku i pagës. Në Liverpool në atë kohë kishte një politikë rreth pagave dhe një 17 vjeçar nuk mund të merrte më shumë para sesa ai që ishte fitues i Topit të Artë atëherë, Michael Owen”, ka deklaruar Houllier, përcjell lajmi.net.
Vendimtare në transferimin e Ronaldos te Manchester United doli një miqësore ndaj Sportingut.
“Unë kam pasur kontakte me Ronaldon, por United luajti një miqësore me Sporting dhe fitoi 3:1. Ronaldo shënoi dy gola dhe të gjithë lojtarët e Manchester United konfirmuan që klubi duhet të sjellë atë. Çmimi i tij u rrit nga katër në 13 milionë paund dhe ne nuk përputheshim këtu. Ndoshta skauti ynë duhet të kishte thënë po menjëherë, por ai nuk donte të bënte një gabim atëherë dhe priti”.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...