Albert Bunjakut tashmë nuk është trajner i përfaqësueses sonë të futbollit.
Nën drejtimin e Bunjakit, Kosova përfundoi e fundit në grupin për kualifikueset e botërorit “Rusia 2018”, ku pati rezultate pre një barazimi dhe nëntë humbje.
Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri, ku deri më tani është raportuar për disa emra të rrafshit ndërkombëtar.
Skuadra më e suksesshme që ka drejtuar trajneri 54-vjeçar është Udinese gjatë sezones 2007/09
Një i tillë është edhe ish-trajneri i skuadrës italiane të Udineses, Rodolfo Vanoli, i cili ka pohuar për kohën ditore se do të dëshironte të drejtonte përfaqësuesen e Kosovës.
“Për momentin nuk kam dëshirë të flas shumë për këtë, por them se do të isha shumë i lumtur nëse do të vija në Kosovë”, është shprehur Vanoli.
Ndryshe, edhe Safet Susic dhe Fatih Terim janë përmendur si pasues të Bunjakit, por të cilat mbeten vetëm në suaza të thashethemeve.
Kosova gjendet në Grupin C të Ligës së Kombeve, ku fituesi do të kualifikohet direkt në Kampionatin evropian 2020.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...