Google ADS

Ish-trajneri i skuadrës së njohur angleze pritet të marrë drejtimin e Newcastle United

14:07 | 1 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Para disa ditësh, Newcastle United shkarkoi trajnerin, Steve Bruce për shkak të rezultateve negative.

Tashmë klubi anglez është në kërkim të një trajneri të ri me reputacion më të lartë, me qëllim krijimi të një “dinastie” nga pronarët e rinjë të skuadrës angleze.

Patrick Berger nga “Sport1” raporton se trajneri i Villarreal, Unai Emery pritet të marrë timonin e “bardhezinjëve”.

Newcastle United momentalisht gjendet në pozitën e 19-të në ranklistën e Premier League me vetëm katër pikë të grumbulluara pas dhjetë ndeshjeve.

Ndërsa Emery momentalisht është trajneri i Villarreal, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023./Arbresh.info

Të ngjashme