Bashkimi i Prizrenit ka nisur që të përforcohet për garat në Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Zëri.info.
Skuadra prizrenase ka vendosur që ta emërojë trajnerin e ri.
Drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri nga Kroacia, Jeronimo Sarin.
Ai më parë ka qenë trajner i Prishtinës.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.
Bashkimi gjatë ditës së sotme është përforcuar edhe me basketbollistin e mirënjohur kosovar, Drilon Hajrizi i cili së fundmi ka luajtur në Japoni.
Kujtojmë se Bashkimi është kampion në fuqi i Kosovës. /Zëri.info
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë