“Rruga gjermane” është bërë një frazë e përdorur tek Barcelona gjatë gjashtë muajve të fundit, që prej se puna e Xavi Hernandez ishte vënë nën një rrezik serioz.
Një gamë e gjerë trajnerësh gjermanë duke përfshirë Hansi Flick, Jurgen Klopp, Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann u përmendën si kandidatë potencial për të marrë drejtimin e blaugranasve.
Ishte kjo një rrugë që presidenti Joan Laporta vendosi ta ndjekë, pasi që prej rikthimit të tij si president i Barcelonës, ishte përfolur mjaft shumë për mundësinë e emërimit të një trajneri gjerman në stolin e klubit blaugranas.
Gjatë një intervistë të fundit, Laporta zbuloi se ai kishte folur me një këshilltar në vitin 2021 rreth shkollës gjermane të trajnerëve, dhe kishte qenë i intriguar nga mundësia që ta emërojë një të tillë në krye të ekipit të tij.
Gazeta katalanase Sport tani ka zbuluar se këshilltari në fjalë ka qenë ish-trajneri i Manchester United dhe përzgjedhësi aktual i Austrisë, Ralf Rangnick.
I famshëm për punën e tij taktike tek Schalke dhe Hoffenheimi, Rangicnk ka shpjeguar mënyrën e punës së trajnerëve gjermanë.
Kjo në njëfarë mënyre e shpjegon interesimin që kishte Laporta për të emëruar një trajner gjerman, mes diferencave që kanë trajnerët e lartpërmendur.
Barcelona më herët ka përfituar mjaft nga trajnerët e huaj për shkak të ideve të tyre, ndoshta askush më mirë se Frank Rijkaard, por është gjithashtu një rrugë e cila iu ka kushtuar shumë./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...