Google ADS

Ish trajneri i Liverpoolit transferon yllin e Manchester United

18:17 | 26 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri spanjoll i Newcastle United, Rafael Benitez është i gatshëm të nënshkruajë me mbrojtësin anglez të Man Utd, Luke Shaw.

Ylli anglez që nga lëndimi i tij i tmerrshëm në vitin 2016 që kishte pësuar ndaj PSV, nuk ka arritur të rikthejë formën e tij, transmeton arbresh.info.

Shaw nuk ka arritur ta bind Jose Mourinho që ai të jetë zgjedhja e parë në krahun e majt të djajve të kuq, për shkak të gjendjes fizike të dobët.

Mourinho është i hapur për një huazim të tij te ndonjë klub i Premierligës dhe Benitez besohet se është i interesuar për shërbimet e 22 vjeçarit, sipas The Mirror.

Megjithatë, Benitez pritet të ketë konkurrencë për Shaw nga Southamptoni dhe Tottenham Hotspurs.

Shumë lehtë mund të ndodh një shkëmbim ndërmjet Tottenhamit dhe United, Luke Shaw në drejtim të Spurs ndërsa Danny Rose në Old Trafford. /arbresh.info/

Të ngjashme