Gazetari i njohur italian Ivan Xaxaroni është vënë në lëvizje për të gjetur një trajner të ri për Pisën në sezonin e ardhshëm në Lega Pro.
Trajneri aktual Genaro Gatuso bëri me dije se do të largohet në përfundim të sezonit duke qënë se nuk u arrit mbijetesa në Serinë B dhe tashmë klubi italian është vënë në lëvizje për të planifikuar sezonin e ri.
Xaxaroni i qëndroi afër Pisës gjatë periudhës së vështirë tranzitore të pronësisë së klubit dhe ka mbajtur një marrëdhënie të afërt me ta duke i ndihmuar me këshilla të ndryshme.
Së fundmi ai ka postuar një status në profilin e tij në Facebook duke iu thënë ndjekësve të tij se do të sugjeronte Paolo Tramexanin, ish zv. trajnerin e kombëtares shqiptare dhe trajnerin aktual të Luganos, për të marrë drejtimin e Pisës.
“Shumë prej jush më kërkojnë që të sugjeroj një emër për zëvendësuesin e Gatuzos. Po ua them menjëherë: Paolo Tramezzani, një nga protagonistët e fenomenit ‘Shqipëri’ (punë e jashtëzakonshme në zbulim lojtarësh dhe perfeksion taktik) dhe prej pak muajsh trajner i Luganos ku po bën mrekulli duke qënë se e mori ekipin në rrezik rënieje nga kategoria dhe po e dërgon në Ligën e Europës. Nuk e di nëse do të pranonte të drejtonte në Lega Pro, por do ta tentoj”, shkruan Xaxaroni në statusin e tij.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...