Google ADS

Ish-trajneri i Kombëtares bashkohet me klubin e presidentit të ‘çmendur’

20:36 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Paolo Tramexani është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i Sionit, ku ka nënshkruar për dy vitet e ardhshme.

Ish-asistenti i Xhani De Biazit, i cili refuzoi mundësinë për të marrë drejtimin e kuqezinjve pasi kishte arritur një akord paraprak me klubin zviceran, ka një sfidë shumë të vështirë përpara.

Ai duhet të kënaqë presidentin e Sionit, Kristian Konstantin, i cili njihet si një personazh i cili nuk kursen trajnerët. Që nga viti 2003, kur mori drejtimin e klubit, ai ka ndryshuar aq shpesh trajnerë sa Tramexani është i 31-ti që ulet në pankinën e këtij klubi në këtë periudhë të shkurtër kohore.

“Nuk kam asnjë lloj problemi me trajnerët, kam problem me ata që nuk punojnë”, ishin fjalët e Konstantin në konferencën e prezantimit, i pyetur pse ndryshonte kaq shpesh edhe emra të njohur si Xhentile, Kurbis, Petkoviç apo Gatuzo. “Paolo ka bërë një punë të mirë në Lugano, ka vlerësuar një efektiv i cili praktikisht nuk kishte pësuar ndryshime gjatë dimrit, me përjashtim të Sadikut.

Kjo është ajo që i kërkohet një trajneri, të bëjë të mirë një lojtar mesatar, të shkëlqyer një të mirë, dhe të jashtëzakonshëm një lojtar të shkëlqyer. Për më tepër, te Lugano zëvendësuesit ishin të lumtur po aq sa titullarët”, tha presidenti i klubit para gazetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme