Kampionët më të spikatur të sporteve e shohin veten shpesh në situatat më të errëta që i ka rezervuar jeta dhe i fundit që vuan probleme është një emër që ka shkruar historinë e tenisit.
Arantxa Sanchez, ish-numri 1 i tenisit për femra dhe një yll i padiskutueshëm që garantonte miliona në harkun e pak javëve, tani rrezikon burgun dhe është e mbytur në borxhe.
Ish-tenistja spanjolle, e cila fitonte zemrat e tifozëve me lojën e saj karakteristike dy dekada më parë, dje ka marrë edhe 4 Grand Slam, tani është më keq sesa në një situatë falimentimi. Arantxa Sanchez, tashmë 46 vjeç, përballet me padinë e Bankës së Luksemburgut për t’i dhënë 7 milionë euro. Si të mos mjaftonte kjo, bashkëshorti i ish-tenistes ka kërkuar divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve.
Kur ishte në kulmin e karrierës, Arantxa Sanchez e spostoi rezidencën e saj në shtetin e Andorrës për të paguar më pak taksa. Organet fiskale spanjolle, pasi certifikuan evazionin, kërkuan që ish-tenistja të paguajë 3.5 milionë euro. Kjo shumë u shtua pas betejave gjyqësore që rënduan pozitën e ish-sportistes dhe kjo kërkoi ndihmën e bankave.
Tashmë, Banka e Luksemburgut që kërkon t’i kthehen paratë që prej vitit 2011, kërkoi arrestimin e Arantxa Sanchez. Kjo e fundit përballet tashmë edhe me betejën ligjore për familjen, madje bashkëshorti ka vënë në dyshim dhe gjendjen mendore të ish-tenistes./TopChannel
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...