Të shumtë kanë qenë futbollistët afrikanë që janë aktivizuar te Tirana, por jo të gjithë janë larguar me përshtypjet më të mira.
Një ndër ta ka qenë edhe sulmuesi nga Ruanda, Medi Kagere që mbajti veshur fanellën bardheb në sezonin 2014-2015 duke u aktivizuar 16 ndeshje dhe duke shënuar vetëm 1 gol. Në një prononcim për mediat 31-vjeçari ka treguar për vuajtjet në Shqipëri, ku shprehet se ka menduar të lejë futbollin.
Ai qëndroi vetëm 6 muaj në kryeqytet më pas prishi kontratën Tiranëndhe u largua drejt Gor Mahias që drejtohej nga Ze Maria. Ai tani aktivizohet te Simba në Tanzani.
“Kur isha te Rajon Sports, më erdhi një telefonatë, në periudhën kur u grumbullova me kombëtaren. Më kujtohet që kisha shënuar me kombëtaren kur më erdhi një vëzhgues klubesh me një propozim për të shkuar në Europë. Ramë dakord për pikat e transferimit dhe u nisa për në Shqipëri, që t’i bashkohesha Tiranës.
Të gjitha premtimet e tyre ishin boshe. Unë isha stresuar pasi qëndrova gjithë ato muaj pa marrë rrogën. U ktheva në shtëpi i lodhur se kisha luajtur futboll për asgjë, aq sa desha të ndërprisja karrierën time”, u shpreh Kagere.
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës