Ish ylli i Arsenalit, Jose Antonio Reyes ka humbur jetën në një aksident trafiku në Spanjë.
35-vjeçari ishte përfshirë në një aksident të rëndë, bën të ditur ish klubi i tij Sevilla, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk mund të konfirmonim lajm më të keq. Ylli i dashur i Sevillës, Jose Antonio Reyes ka vdekur në një aksident trafiku. Pusho në paqe”, bën të ditur klubi nga La Liga.
Reyes ka kaluar tre sezone në Arsenal mes viteve 2004 dhe 2007 ku ka arritur në gjysmë të sezonin të fitoreve të klubit.
Reyes gjithashtu ka luajtur për Real Madridin, Atletico Madridin dhe Espanyol./Arbresh.info/
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...