Ish presidenti i Inter-it: Messi mund të transferohet në “San Siro”

22:43 | 24 Gusht 2020
Arbresh Info

Ish presidenti i Inter-it, Massimo Moratti ka kërkuar nga gjiganti i Seria A të provojë transferimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Skuadra e Antonio Conte që disa muaj është i lidhur me argjentinasin, derisa ka raportime që lojtari është duke konsideruar largimin, transmeton portali arbresh.info.

Messi është i palumtur te skuadra, kurse ende s’ka rinovuar kontratën, e cila i skadon në qershorin e vitit 2021.

Moratti beson se Inter-i mund të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë Messi-n.

“E imagjinojë Inter-in të provojë transferimin e Messi-t. Mendoj se mund të jetë ndonjë lëvizje që mund të ndodh”.

“Nuk do jetë operacion i thjeshtë shkaku i situatës ekonomike. Sidoqoftë, marrëveshje varet nga dëshira e Messi-t dhe ai do vendos”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse do ndodh ky transferim, i cili do ta rikthente rivalitetin e madh me yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme