Ish presidenti i Barcelonës: Sezoni i Real Madridit ishte katastrofal

13:55 | 13 Prill 2019
Arbresh Info

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka vlerësuar sezonin aktual të Real Madridit si “katastrofal”.

Real Madridi ka dështuar për të rimarrë trofeun e Ligës së Kampionëve ndërkohë që gara e tyre për titull në La Liga përfundoi në muajin tetor kur pësuan disfatë 5 me 1 në El Clasico, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj se përgjigjja është e sigurt, sezoni i Real Madridit ka qenë katastrofal”, ka thënë Laporta para mediave të mbledhura për Kongresin e Botës së Futbollit.

“Të qenurit një tifoz i Real Madridit duket të jetë e vështirë në këtë moment sepse ata nuk mund të fitojnë asgjë dhe ju duhet të filloni të mendoni për verë”

“Është shumë e vështirë, nuk dua të mos e respektoj dikë sepse është një temë shumë sensitive, por është kënaqësi për njerëzit e Barcelonës kur gjërat janë keq për ata dhe e kundërta”, përfundon Laporta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme