Google ADS

Ish-portieri i Vllaznisë i jep fund jetës, hidhet nga kati i 4-të i një pallati në Korçë

16:28 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Ish-portieri i Vllaznisë, Gjergji Kushe, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në lagjen nr.2, të qytetit të Korçës.

Sipas gazetës Panorama, ish-sportisti Kushe, prej kohësh jetonte i vetëm në banesë dhe gjithashtu ishte edhe përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.

Burime nga policia, menjëherë pas ngjarjes, thanë se kohët e fundit ai kishte rënë në depresion dhe me shumë gjasa kaq ka mjaftuar që t’i japë fund vetes.

Gjergji Kushe ka lindur në qytetin e Korçës, por për shumë vite me radhë ka mbrojtur portën e skuadrës veriore të Vllaznisë, duke fituar edhe disa trofe.

Kohët e fundit mësohet se ai kishte rënë në depresion. Kushe ishte pjesë e brezit të artë të kuqebluve në vitet 1980.

INFORMACIONI PARAPRAK NGA POLICIA:

Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme