Ish portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, është i bindur që tifozët tani janë penduar për largimin e Arsene Wenger.
Lehmann beson se arritjet e Wenger u hodhën poshtë shumë shpejt nga tifozët e Arsenalit.
“Tifozët po thërrisnin të gjithë që Wenger të largohej, por ata tani mund ta shohin se ai ishte më i suksesshëm sesa ata që e kanë zëvendësuar atë, kështu që ata ndoshta dëshirojnë që ta rikthejnë atë”.
“Stili i futbollit ishte gjithmonë i mirë me Wengerin, filozofia e ekipit ishte e qartë”.
“Në fund të fundit, rezultatet nuk ishin aq të mëdha sa ishin kur unë isha atje, por mënyra se si ata luanin ishte gjithmonë argëtuese”.
“Tani nuk e di se çfarë po përpiqen të arrijnë. Arsenali prodhon vetëm rezultate mesatare, mund të them”.
“Klubi është një markë e madhe në futboll dhe Arsenali është zhgënjyes për momentin. Ndoshta duhet t’u japim atyre pak më shumë kohë për të ndryshuar drejtimin”.
“Kur shikoni renditjen tani dhe shoh Arsenalin në pozitën e 15-të? Kjo është më e keqja që kam parë nga skuadra për aq kohë sa më kujtohet”, ka thënë Lehmann për Sunday World. /Telegrafi /
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...