Google ADS

Ish mesfushori i Bayernit, Hamann: Coutinho jo i mirë mjaftueshëm

17:09 | 24 Tetor 2019
Arbresh Info

Ish mesfushori i Bayern Munichut, Didi Hamann thotë se Philippe Coutinho duhet të performoj më mirë.

Coutinho është në formë huazimi për një sezon në Bayern Munich nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info. Bayern Munichu mund të blej atë për 120 milionë euro.

Duke folur për brazilianin, Hamann tha:

“Mendoj se ai është si një i huaj në skuadër”

“Nuk mund ta mbaj mend një performancë të mirë ofanzive nga ai. Kur ju keni një lojtar si ky në skuadër dhe nuk bënë dallimin, atëherë problemi jeni ju”

“Ai është duke shfaqur vetëm gjysmën e talentit që ka”

“Atij i kanë mbetur më shumë se 30 ndeshje dhe në një pikë ai duhet të adaptohet. Ju duhet t’i jepni kohë atij”, shton Hamann./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme